Komuna e Gjilanit u kërkon tatimpaguesve të pronës të paguajnë borxhet

22 korrik 2024 | 13:08

Komuna e Gjilanit u ka kërkuar tatimpaguesve të pronës të paguajnë borxhet, me mundësi për programim të borxhit deri në 24 këste.

Komuna e Gjilanit kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e pronës, të cilët kanë borxhe nga vitet paraprake, të kryejnë pagesat në tërësi.

“Nëse debitori nuk paguan detyrimet tatimore të papaguara në datën e përcaktuar për pagesë, Komuna e Gjilanit, është e detyruar të veprojë sipas Ligjit nr.06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe udhëzimit administrativ. Për t’ia lehtësuar qytetarëve pagesën e borxhit, ju mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë prej 12 deri në 24 këste mujore. Për këtë, duhet të lajmërohen qytetarët te zyrtarët e Tatimit në Pronë në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit”, ka njoftuar Komuna e Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i ShBA-ve, Joe Biden njoftoi të dielën se…