Osmani: Bideni ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës

22 korrik 2024 | 13:08

Presidenti aktual i ShBA-ve, Joe Biden njoftoi të dielën se do të tërhiqet nga gara presidenciale, duke thënë kështu se mbështetja e tij do të jetë për Kamala Harris, e cila aktualisht mbanë pozitën e zëvendëspresidentes. E ndaj një vendimi të tillë nuk kanë munguar as reagimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka vlerësuar lartë mbështetjen që Bideni i ka dhënë Kosovës.

“Nga ditët e tij si senator amerikan deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe tani si President, Joe Biden gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Mirënjohja e popullit të Kosovës do të mbetet gjithmonë e thellë. I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të, për Jill Biden dhe familjen e tij në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tërheqja e presidentit…