Riffa nga Bahrejn fiton garën në FIBA 3×3 Prishtina Challenger

22 korrik 2024 | 13:36

Pas dy ditësh spektakli, ka përfunduar gara ndërkombëtare FIBA 3×3 Prishtina Challenger. Në këtë event morën pjesën 16 skuadra nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe skuadra vendase, Prishtina.

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet në grupe, derisa e diela ishte e rezervuar për ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja. Po ashtu u zhvilluan garat për tri pikë, ngulitje, si dhe kishte lojëra shpërblyese e muzikë për të pranishmit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo garë, ashtu si edhe FIBA 3×3 Women’s Series u mbështet fuqishëm nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Finalja u zhvillua mes Riffa-s nga Bahrejni dhe Podgoricës nga Mali i Zi.

Në fund skuadra nga Bahrejni fitoi 21:13 dhe fitoi me meritë këtë garë, derisa në gjysmëfinale kishte eliminuar favoritin Vjenën. MVP u shpall Dennis Donkor, çmim të cilin ia ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. Ndërkohë, çmimin kryesor e nda kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka renditur disa nga dështimet e…