Haga duhet të korrigjohet, të kërkojë falje

22 korrik 2024 | 14:11

Sali Bislimi, drejtor i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës” dhe drejtor i zyrës ligjore First-consulting.ch në Bern dhe Delémont të Zvicrës

Si është e mundur të tolerohet paragjykimi ose ofendimi që Haga krahason UÇK-në si organizatë terroriste, kjo UÇK që u mbështet ushtarakisht nga forcat ushtarake të NATO-s, si një fakt i pakontestushëm kundër spastrimit etnik të kryer nga Serbia në Kosovë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, veçanërisht gjykatësi Jonas Nilsson, konsideron se UÇK-ja përbënte një organizatë kriminale, veçanërisht në lidhje me pohimet e tij gjatë gjykimit të Pjetër Shalës.
Ky qëndrim është vërtet i habitshëm për luftën (jus ad bellum). Kombet e Bashkuara (neni 51; vetëmbrojtja) motivuan pikërisht ndërhyrjen e forcave të armatosura të NATO-s për të çliruar Kosovën nga zgjedha serbe të mbështetura në aktet e tyre të vetëmbrojtjes nga anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe Karta e Kombeve të Bashkuara.
A duhet ta shohim këtë si një volte-face apo një përmbysje në jurisprudencën e dhomave te specializuara?
Gjyqtarët e Hagës do ti’ këshilloja në të ardhmen që të gjykojnë në mënyrë objektive aktet kriminale të kryera individualisht dhe jo të abuzojnë me Ushtrinë Çlirimtare.
UÇK me veprimin e saj kontribuoi ligjërisht në çlirimin dhe njohjen de facto dhe de jure të Kosovës dhe shtet i së drejtës.
Haga nuk guxon që UÇK-në si partnere të NATO-s ta barazojë me Hamasin.
Kjo lloj drejtësie nuk bën paqen por nxit luftën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poetja Alketa Gashi-Fazliu ka botuar një libër të ri me…