Rusia: Nuk u befasuam për tërheqjen e Joe Biden nga gara presidenciale në ShBA

22 korrik 2024 | 13:47

Rusia në reagimin e saj pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, ka thënë se ky vendim nuk ishte shumë befasues.

Sa i përket Kamala Harris, në reagim theksohet se nuk ka dhënë asnjë kontribut në marrëdhëniet ruso-amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu tha se zhvillimet e paparashikueshme në çështjet politike të SHBA-së nuk janë prioritet për Moskën, e cila është e përqendruar në luftën në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erkin Morina, një mik i Faton Hajrizit, ka thënë se…