“Gjarpri i fqinjit”, libri më i ri i poetes Alketa Gashi-Fazliu

22 korrik 2024 | 13:55

Poetja Alketa Gashi-Fazliu ka botuar një libër të ri me poezi.

“‘Gjarpri i fqinjit’ është një trokitje e frymë e re poetike përbrenda unit njerëzor dhe përvojave të jetës që ngre kumtin e lirisë shpirtërore dhe fisnikërimit të saj njëkohësisht.

Është gjakimi human që përmes mjeteve shprehëse poetike luftohet hipokrizia e shpirtrave të molisur e të varur në litarin e kohës dhe miopisë në dashuri.

Është një copë kohë, rini dhe liri që komunikon me lexuesit, por edhe një pjesë e shpresës së faljes e dashurisë mbi errësirën e shekullit.

Në përmbajtjen e poezive gëlon saga ekzistenciale e një tharmi dualist dhe idealeve të larta të femrës shqiptare për ta fisnikëruar jetën edhe në kohë “kolerash”, do të thoshte G. G. Markez.

Kënaqësia është gjatë ngjitjes, kurse misioni letrar na thërret çdo ditë!

Falënderoj:  Vilson Culaj, Donika Dabishevci, Faton Bajgora, botimet @librariaartini”, ka shkruar Gashi-Fazliu në llogaritë personale në rrjete sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona u vranë të hënën në Shtëpinë për të…