Benzema: Nuk krahasohen me asnjë skuadër, Mbappe i destinuar për madrilenët

22 korrik 2024 | 16:25

Karim Benzema ka kaluar shumë vite në skuadrën e Real Madrid. Sulmuesi francez, është rikthyer të flasë, edhe një herë për Los Blancos.

“Reali i Madridit është gjithmonë ekipi më i fortë në botë. Edhe në sezonin e fundit ata treguan forcën e tyre. Dominuan dhe u shpërblyen me fitimin e kampionatit dhe Championsit. Shoh vërdallë dhe nuk arrij të gjej ndonjë ekip që mund të bëjë më mirë se Reali. Ata kanë gjithçka që u duhet: futbollistë, trajner dhe president.

“Lojtarët vijnë e shkojnë, gjithmonë është kështu. Kishte ardhur edhe momenti im të largohesha nga Reali. Sigurisht që kur kthej kokën pas ndiej vetëm gëzim e lumturi. Mbappe? Gjithmonë kam menduar se herët apo vonë ai do të luante me Realin”, ka thënë Benzema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 20 trupa, duke përfshirë fëmijë, gra dhe…