Oficerët doganorë parandalojnë tentimin për futjen e mallrave ilegale

23 korrik 2024 | 11:13

Në terminalin doganor në Mitrovicë janë deklaruar për zhdoganim disa dërgesa.

Malli i deklaruar përbëhej nga “motoçikleta kuad me katër rrota”, të cilat ishin të ngarkuara në automjetin bartës.

Gjatë kontrollimit fizik të pakove me gjëra personale jokomerciale, zyrtarët doganorë ka zbuluar mallra të ndaluara, përfshirë shpata luftarake – 5 copë; Thikë rreth 20 cm e gravuar; Revole me gaz marka Colt Government 1911 A1 me katër paketime kapsulla metalike 4.5 mm -1 copë; 50 copë mbushje me gaz 12 gram CO2.

Rasti është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshëm.

Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e sigurisë publike, duke siguruar që asnjë mall i ndaluar të mos kalojë përmes kufijve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telefonat e fundit inteligjentë Galaxy – duke përfshirë Galaxy Z…