Bie ashensori i një banese në Vushtrri, lëndohen dy gra

23 korrik 2024 | 12:34

Dy gra kanë marrë lëndime trupore mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në ashensorin e një banese në Vushtrri.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti është iniciuar dhe hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Vushtrri 22.07.2024, 22:38 në rrugën ’Ismajl Qemajli’, Vushtrri. Është  raportuar se dy viktimat, kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ “, ka thënë Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy herë kampioni olimpik në tenis, 37-vjeçari Andy Murray ka…