Shembet ballkoni i apartamentit në Napoli | Humbin jetën 2 persona, 13 të plagosur!

23 korrik 2024 | 14:23

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Napoli, ku si pasojë e shembjes së ballkonit të një apartamenti, 2 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjetër kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 të ditës së djeshme.

Mësohet se viktimat janë një 29 dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur.

Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimin e shkaqeve, por besohet se arsyeja e shembjes është një problem i mundshëm strukturor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serisë  së distancimeve nga gazetarët e RTK-së i është bashkuar…