Kurti në Henc, bashkë me fotografë të shpezëve, kafshëve të egra dhe natyrës

23 korrik 2024 | 14:34

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të martën Ligatinën e Hencit, bashkë me 15 fotografë, të cilët pasqyrojnë përmes fotove botën e kafshëve të egra dhe natyrën e vendit tonë.

Teksa pa nga afër mënyrën e tyre të punës dhe formën se si operojnë, kryeministri u njoh dhe me sfidat me të cilat ata përballen në vendin e punës dhe rreziqet të cilat mund të shfaqen.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave në mënyrë që puna e tyre të jetë më produktive dhe lehtë e përballueshme.

Ai i falënderoi fotografët për punën e kontributin e tyre në fushën e fotografisë dhe dokumentimit të botës së egër në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2024/25…