KQZ-ja miraton rregulloren për votimin nga jashtë Kosovës

23 korrik 2024 | 15:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për regjistrimin dhe votimin nga jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare.

Gjithashtu procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike, raporton EO.

Rregullorja nr. 17/2024 e cila u miratua është nga më të rëndësishmet të procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë përplasur nga…