Këta janë kandidatët për pozitën e rektorit të UP-së

23 korrik 2024 | 15:09

Në konkursin e rishpallur për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë aplikuar katër kandidatë, dy gra e dy burra.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.

Sahiti tregoi se këta janë katër kandidatët për pozitën e rektorit: Arben Hajrullahu, Eda Vula, Lidvana Pallaska Spahiu dhe Isak Shabani.

Ndryshe, konkursi për rektorin e ri të UP-së u rishpall pasi në konkursin e parë asnjëri nga katër kandidatët që garuan për pozitën e rektorit nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Kandidatët që synuan ta marrin pozitën e rektorit ishin Sefer Avdijaj- profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, But Dedaj- profesor në fakultetin Ekonomik, Faton Berisha – profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe Isak Shabani- dekan në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi rregulloren për regjistrimin…