Aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, 8 persona të lënduar

23 korrik 2024 | 16:02

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti midis tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i…