Osmani mirëpret këngëtaren shqiptare Bebe Rexha: Krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës

23 korrik 2024 | 20:29

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpret këngëtaren e njohur shqipëtare, Bebe Rexha.

Osmani tha se Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja.

“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!

Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë”, shkruan Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se publikimi i lajmeve të…