NJË VIZITË NË BUROJË

24 korrik 2024 | 00:30

Nga Mustafë Xhemaili
Baca Haxhi, më bëri dhuratën më të çmuar në jetën time që ndokush më ka bërë deri më sot: ma dhuroi plisin e tij të bardhë borë mbi Lypeten, dhe ma vuri me duart tij mbi kokën time me një ceremoni të thjeshtë, me primesa të një riti të lashtë epik!

Bashkë me gruan time Mirveten, dhe me mikun tim, shkrimtarin e veteranin e UÇK-së, Riza Greiçevcin, vizituam familjen e Haxhi Sinan Thaçit në fshatin Burojë, Skenderaj.

Baca Haxhi, një plak 86 vjeçarë, i fortë, i thjeshtë, i urtë dhe madhështor, na priti me përzemërsi e ngrohtësi duke na krijuar afri të madhe mes nesh, pavarësisht moshave që kishim. Ai na krijoi përshtypjen e përbashkët e të thellë sikur të ishim parë e njohur kaherë!

Sigurisht!

Në thelbin e kësaj atmosfere, thellësisht miqësore e vëllazërore, qëndronte fuqishëm qëllimi i përbashkët yni, i familjeve tona dhe i Kosovës: lufta për liri kombëtare dhe çlirimi i saj nga Serbia pushtuese, që ndodhi dhe u kurorëzuar me Shpalljen e Pavarësisë!

Përtej kësaj, ne kishim shkuar ta vizitonim këtë familje të jashtëzakonshme çlirimtare të Kosovës, të ngjizur e rritur nga Baca Haxhi dhe Nëna Hyrë. Njëri prej fëmijëve të tyre, çlirimtari, dalëzotës i Kosovës dhe burrështetasi, Hashim Thaçi, kishte shpallur Pavarësinë e saj më 2008; dhe se, biri i tij, Presidenti Hashim Thaçi, duke lënë vullnetarisht këtë detyrë, hyri edhe në një luftë tjetër, të stërholluar e të rëndë ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës. Ai veproi kështu për ta mbrojtur Shtetin e Kosovës dhe dëshmuar pastërtinë dhe drejtësinë e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës faqe bote!

Duke pasur konsideratë të lartë, për mua, familjen time si dhe vëllezërit e motrat e mija, (fëmijët e Nënëloke Fatimes), Baca Haxhi, më bëri dhuratën më të çmuar që ndokush më ka bërë deri më sot në jetën time: ma dhuroi plisin e tij të bardhë borë mbi Lypeten, dhe ma vuri me duart tij mbi kokën time me një ceremoni të thjeshtë, me primesa të një riti të lashtë epik!

Paqi shëndet Baca Haxhi e Nëna Hyrë!

Biri i juaj, dhe i gjithë kombit tonë, Hashim Thaçi, ashtu si edhe shokët e tij, do të kthehet sërish fitimtar në krahët tuaj dhe gjithë Kosovës!

LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i moshës madhore është gjetur i vdekur në…