Bideni i flet sot popullit për herë të parë pas tërheqjes nga gara presidenciale

24 korrik 2024 | 08:35

Presidenti amerikan, Joe Biden, sot do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.

Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Valedet Hoxha ka thënë se trupi i pa jetë…