Dukagjin Lipa: Nuk fitojmë nga Sunny Hill Festival

24 korrik 2024 | 08:49

Organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, ka qenë mbrëmjen e djeshme (e martë) i ftuar në emisionin Rubikon.

Ai e potencoi se nuk fitojnë nga ky festival, pavarësisht aludimeve të shumta që bëhen prej kohësh.

Lipa u shpreh mes tjerash se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojnë festivalin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Festivali është në shërbimin e fondacionit, do të thotë çdo cent në qoftë se fitohet prej festivalit, që ende nuk na ka ndodhur, ne gjithmonë i kemi zotuar për fondacion minimumin 250 mijë në vit, të cilat ne ende i japim prej biznesit tonë”, tha ai.

Tutje, theksoi: “Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojmë festivalin, por gjithmonë është nën shërbimin e fondacionit”.

Sunny Hill këtë vit po mbahet më 25, 26, 27 dhe 28 korrik në një lokacion të ri – Bërnicë.

Bebe Rexha, një prej yjeve të festivalit ka mbërritur ditën e djeshme (e martë) në Kosovë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot…