Ndalohen dy persona me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të cilëve iu gjetën armë të gjata e municion

24 korrik 2024 | 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në trilokacione, në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar: 1 AK-47 me 10 fishekë; Karikatorë; 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike; 1 Pistoletë -Zoraki  (me gaz); 1 Pushkë e gjatë automatike.

Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së”, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një ditë nis afati ligjor kur presidentja Vjosa Osmani,…