Abdixhiku, Kurtit: Të kalosh një mandat duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë, është marrëzi

24 korrik 2024 | 11:23

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu referuar Qeverisë Kurti ka thënë se të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë kur ka aq shumë punë e aq shumë nevojë është marrëzi.

Abdixhiku në një postim të “Facebook” ka shpërndarë një video të kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti i cili flet për ndërtimin e çerdheve në këtë komunë.

“Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi! Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës! Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes-Benz është i njohur për gamën e gjerë të ngjyrave…