Zyrtare: Sylvinho, trajner i Shqipërisë deri në vitin 2025

24 korrik 2024 | 11:56

Federata Shqiptare e Futbollit edhe zyrtarisht ka njoftuar se në krye të shtabit teknik të kombëtares do të jetë braziliani Sylvinho. Sipas FShF-së ai dhe zëvendësit e tij, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior, do të jenë në krye të detyrës deri në dhjetorin e vitit 2025.

“Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Evropian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës”, thuhet në njoftim. Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Barcelonës e Arsenalit, i ka drejtuar “Kuqezinjtë”, drejt suksesit historik. Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herën e dytë në një kampionat evropian. Edhe pse me kundërshtarë tepër të fortë si: Spanja, Kroacia dhe Italia, Shqipëria tregoi lojë solide në “Euro 2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse jo zyrtarisht, por në njëfarë mënyrë, sot nisin Lojërat…