Milani fillon kontaktet me Brojën

24 korrik 2024 | 13:55

AC Milan është duke e kërkuar një tjetër sulmues në afatin veror pas transferimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi. Dhe siç raporton “Calciomarcato”, skuadra italiane tashmë ka nisur kontakte të reja me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojën.

Broja momentalisht gjendet në “tour” me Chelsean në Amerikë – ku Enzo Maresca e ka marrë me vete për testin e fundit. Milani kërkon Brojën vetëm në formë huazimi, pasi që dështoi transferimi i sulmuesit gjerman, Niclas Fullkrug. Broja është duke pasur shumë oferta në tavolinë, përfshirë këtu edhe skuadrat nga Premier Ligës si Southamptoni dhe Evertoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin…