Scholz: Është shumë e mundur që Kamala Harris t’i fitojë zgjedhjet në ShBA

24 korrik 2024 | 14:30

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai beson se është “shumë e mundur” që zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, raporton The Guardian.

Scholz kishte qenë jashtëzakonisht i drejtpërdrejtë në miratimin e presidentit amerikan Joe Biden përpara se ky i fundit të hiqte dorë nga kandidimi për t’u rizgjedhur fundjavën e kaluar dhe ta miratonte Harrisin si kandidate të demokratëve për t’u përballur me Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.

“Fushata zgjedore në ShBA sigurisht që do të jetë emocionuese, tani me një formacion pak të ri dhe një plejadë të re”, tha Scholz në një konferencë për shtyp të mërkurën.

“Unë mendoj se është shumë e mundur që Kamala Harris t’i fitojë zgjedhjet, por votuesit amerikanë do të vendosin”.

Ai tha se ishte takuar disa herë me nënpresidenten e ShBA-së dhe e quajti atë “politikane kompetente dhe me përvojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt ka siguruar dy autoambulanca të reja për…