Kosova e mëson orarin për EuroBasket

24 korrik 2024 | 14:34

Kanë mbetur edhe dy ditë drejt fillimit të EuroBasketit për grupmoshën U18, i cili do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në këtë turnament do të marr pjesë edhe Kosova.

Vendi ynë do të ketë punë me Kombëtare si Estonia, Hungaria, Zvicra, Islanda e Polonia. Tashmë edhe është bërë publike orari i Dardanëve. Djelmoshat e ri do ta nisin aventurën më 26 korrik ndaj Estonisë. Pastaj, do të përballen me Hungarinë, Zvicrën, Islandën e Poloninë. Të gjitha këto ndeshje, Kosova do t’i luaj për një afat gjashtë ditorë. Eurobasketi për Divizionin B për U18 që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të nis nga 26 korriku deri më 4 gusht.

ORARI

26 korrik
13:30 Estonia-Kosova

27 korrik
16:00 Hungaria-Kosova

28 korrik
18:30 Zvicra-Kosova

30 korrik
13:30 Islanda-Kosova

31 korrik
15:00 Kosova-Polonia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai beson se është…