Endrick: Jam i dashuruar me Realin

24 korrik 2024 | 14:50

Endrick është i çmendur pas Madridit dhe Realit, edhe para se të nisë aventurën e tij të re. Talenti i njohur, i cili do të prezantohet nga “Los Blancos” të shtunën e 27 korrikut, foli për përvojën që do të fillojë te kampionët e Evropës.

“Më pëlqen gjithçka në Madrid. Unë kam qenë tashmë në këtë qytet. Tani kam një shtëpi këtu. Njerëzit në Madrid janë shumë të mirë. Kam kaluar shumë me shokët e mi të Real Madridit. Ata më folën në mënyrë perfekte për këtë vend”, ka deklaruar Endrick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku…