Në gjashtë komuna të Kosovës themelohen zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas

24 korrik 2024 | 15:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se në gjashtë komuna të Kosovës janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo tutje tha se sot është nënshkruar vendimi për themelimin e këtyre gjashtë zyrave në Podujevë, Klinë, Vushtrri, Lipjan, Shtime e Rahovec.

“Themelohen në gjashtë komuna zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave. Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim i yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Berisha, shpall të pavlefshme dëftesat dhe diplomën e SHMLE…