Kosovarja mban në qafë flamurin me shqiponjë gjatë diplomimit në Universitetin e Budapestit

24 korrik 2024 | 19:27

Blenda Camaj nga Novosella e Pejës ka diplomuar në “Corvinus University of Budapest”, në drejtimin: Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane. Blenda ka shkëlqyer gjatë studimeve në këtë universitet duke diplomuar në afatin rekord. Gjatë ceremonisë së diplomimit studentja kosovare kishe vendosur në qafë flamurin kombëtar me shqiponjë dhe atë të Kosovës. Ajo është vajza e Blerim Camajt, ish të burgosurit politik. Blenda nga sot është e gatshme me kontribuuar në fushën e marëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, duke ofruar gjithë kapacitetin e saj intelektuale.

d1c37fe5-b5ee-4100-ae45-0bfc71c451f2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
P.P"5-S", shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me nrb: 70971631