Mehmetaj: Sekiraqa dhe Faton Hajrizi janë arratisur si pasojë e dy vendimeve të Albulena Haxhiut

24 korrik 2024 | 20:07

Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj, ka thënë se Enver Sekiraqa dhe Faton Hajrizi janë arratisur për shkak të dy vendimeve dhe ndryshimeve që janë bërë nga ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu.

Për rastin e Sekiraqës, Mehmetaj përmend ndryshimin e bërë rreth caktimit të paraburgimit, që më herët për personat e dënuar nga pesë vite e më shumë është caktuar automatikisht, derisa me ndryshimin e bërë nga Qeveria Kurti  caktimi lihet në dorë të gjqytarit.

“Arratisjet që kanë ndodhë ditët e fundit, përfshirë Faton Harjizin dhe Enver Sekiraqën, vijnë direkt si pasojë e vendimeve të Albulena Haxhiut. Për rastin e Enver Sekiraqës këta s’guxojnë me folë. Deri para dy viteve, për një person që ka dënim të shkallës së parë pesë vjet e më tepër, paraburgimi ka vazhduar automatikisht. Albulena Haxhiu me ndryshimin e bërë në Kodin penal e ka lënë në diskrecion të gjyqtarit që me vendos për paraburgim edhe nëse u dënu ma shumë se 5 vjet”, ka thënë Mehmetaj në FRONTAL.

Mehmetaj ka folur edhe për arratisjen e Faton Hajrizit, duke thënë se më herët me rregullore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, personat që kanë qenë të dënuar me më shumë se dy vite burg, s’kanë pasur të drejtë të shfrytëzojnë burgjet e hapura, ndërkohë me ndryshimin e bërë nga ministria e Drejtësisë, tashmë burgun e hapur mund të shfrytëzojnë edhe personat e dënuar me 10 vite burg.

Mehmetaj thotë se këtë ndryshim ministrja Haxhiu e ka bërë , ka përfituar kunati i vetë ministres dhe gjithashtu edhe Faton Hajrizi.

“Deri para dy viteve me një rregullore të SHKK-së, përgjegjëse për të cilën është Albulena haxhiu, personat që kanë qenë të dënuar më shumë se dy vjet, s’kanë pasur të drejtë të shkojnë në burgje të hapura. Me vendim të Albulena Haxhiut, personat që kanë edhe dhjet vjet burg kanë të drejtë me shku në burgje të hapura. Pas kësaj ka përfituar kunati i saj, vllau i burrit, që ka kaluar nga burgu u Prishtinës në Srekomnicë. Ka fituar punë jashtë burgut, iu mundësua me shku në shpi. Nga ky vendim ka përfituar edhe Faton Harjizi dhe shumë të tjerë, e kanë shfrytëzuar mundësinë. Edhe largimi i Faton Harjizit nga Srekomnica është si pasojë e vendimit të Albulena haxhiut. I ka duart deri në bërryl”, ka thënë Mehemtaj./GazetaExpress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filozofi dhe analisti politik Blerim Latifi ka reaguar në lidhje…