Deçiqi i shqiptarëve shënon fitore historike në Gjeorgji

24 korrik 2024 | 23:40

Klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, ka triumfuar 2-0 si mysafir i Dinamo Batumit. Të dy golat i realizoi Ilir Camaj.

Kjo fitore në ndeshjen e parë në kuadër të raundit të dytë eliminator në UEFA Europa Conference League, për skuadrën nga Tuzi është e para në garat ndërkombëtare.

Rezultati i arritur në “Adjarabet Arena” e pozicionon skuadrën shqiptare fare pranë kalimit në rrethin e tretë kualifikues në UECL, njëkohësisht më i miri deri tani në Evropë, në historinë 98 vjeçare të këtij klubi.

Deçiq këtë vit u shpall kampion i Malit të Zi, për herë të parë që kur u themelua në vitin 1926.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori i atentatit ndaj ish Presidentit Donald Trump besohet të…