Biden nominon Escobarin për ambasador në Paraguaj

25 korrik 2024 | 00:36

Gabriel Escobar, diplomati amerikan, që deri në muajin maj ka mbajtur pozitën e Zëvendësndihmës Sekretarit  të Shtetit dhe emisarit për Ballkan përfshirë dialogun Kosovë -Serbi, është nominuar për  ambasador të SHBA’së në Paraguaj.

Njoftimi është bërë nga Shtëpia e Bardhë të martën. Për të marrë pozitën, Escobar duhet të konfirmohet në Senat.

Njoftimi i plotë:

Gabriel Escobar, i nominuar për të Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Paraguajit.

Gabriel Escobar, një anëtar karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, klasa e Ministrit-Këshilltar, së fundi shërbeu si Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Uashington, D.C. Para kësaj, Escobar shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Serbi, si Ministër Këshilltar për Çështjet Ekonomike të Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, Irak dhe si Koordinator për Çështjet Kubane, në Byronë për Çështjet e Hemisferës Perëndimore në Departamentin e Shtetit.

Escobar ishte gjithashtu Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA në La Paz, Bolivi, dhe Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në Peshaëar, Pakistan.

Detyrat e mëparshme të Escobar përfshijnë shërbimin si Këshilltar për Çështjet Politike dhe Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Lisbonë, Portugali dhe si drejtues ekipi për Ekipin e Rindërtimit Provincial të SHBA-së në Kirkuk, Irak. Escobar gjithashtu shërbeu në Rezervën Detare të SHBA për 17 vjet dhe u shkarkua me nder në vitin 2003.

Escobar mori diplomën e tij bachelor nga Universiteti i Kolumbisë. Ai flet spanjisht, rusisht, portugalisht, italisht, serbisht, kroatisht dhe çekisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria kroate vendosi sot rritjen e pagave të ministrave, përfaqësuesve…