Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, thotë pushteti

25 korrik 2024 | 08:30

Forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe Bashkimi Evropian kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të rinegociohet në procesin e dialogut.

Deklarimet pasuan kërkesat e shtuara të institucioneve të Kosovës për hapjen e urës bazuar në marrëveshjet e arritura në dialog. Këtë kërkesë të faktorit ndërkombëtar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka cilësuar si qesharake.

Deputeti i kësaj partie, Arbër Rexhaj, thotë se në Bruksel nuk mund të diskutohet një çështje e cila është zgjidhur kohë më parë pikërisht përmes dialogut. Ai bëri të ditur se ura do të hapet shumë shpejtë por nuk përmendi një datë të caktuar.

“Çështja e urës është e zgjidhur nuk mund të bëjmë dialog mbi dialog, marrëveshje mbi marrëveshje pra është hipokrizi kur thuhet kjo, po tingëllon qesharake. Shumë shpejtë(do të hapet). Është çështje e vlerësimit të institucioneve të sigurisë s’është çështje kohe por e vlerësimit mund të ndodh kurdo por është cështje e e vlerësimit. Sigurisht ajo ure do te hapet. Nuk mendoj se do të shkaktojë tensione sepse institucionet e Kosovës do të jenë shumë të kujdesshme”, tha Rexhaj për RTV21.

Bashkimi Evropian dhe KFOR ndërkohë iu kanë bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të të kthehen në procesin e dialogut.

Deputeti i LDK-së Agim Veliu, thotë se hapja e Urës së Ibrit është e domosdoshme por që ky hap duhet të bëhet në koordinim me aleatët.

“Mendoj se çdo çështje qe është problematike duhet të zgjidhet në koordinim me miqt tanë përndryshe nëse nuk do ishin problematike d të zgjidheshin. Duke ditur historinë e asaj ure sigurisht që mund të ngris tensione hapja e saj”.

Kundër hapjes së urës kishte dalë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë duke thënë se hapja e saj është “e panevojshme, e papranueshme dhe një lëvizje përshkallëzuese, që synon destabilizimin e mëtejmë të situatës në terren”, tha Veliu.

Vendimi për hapjen e urës së Ibrit u mor në prill të vitit të kaluar nga Kuvendi Komunal I Mitrovicës së Veriut. por deri më tani nuk janë marrë hapa drejt zbatimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga janari i këtij viti e deri më tash 61…