Rahovec, mbahet punëtoria për mbrojtje nga dhuna në familje

25 korrik 2024 | 12:16

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u mbajt punëtoria për harmonizimin dhe miratimin e Planit të Veprimit të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

Përgjatë punëtorisë, u shqyrtuan të gjitha pikat e këtij plani, duke i bashkërenduar dhe harmonizuar të gjitha aktivitetit.

Në fund të kësaj punëtorie, anëtarët e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, miratuan planin njëzëri.

Mekanizmi ka për qëllim që të adresojë dhe të trajtojë çështjet e dhunës në familje, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve të ndryshme lokale dhe organizatave joqeveritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperienca më e re dhe më e madhe e Samsung…