Policia del me njoftim rreth festivalit “Sunny Hill”

25 korrik 2024 | 14:18

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Transporti i pjesëmarrësve është i organizuar nga Komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).

Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarrkesave në trafik, nga policia do të bëhen ridrejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si edhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët e tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarrkesën në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…