Franca mposhti ShBA-të, Izraeli ndan pikët me Malin

25 korrik 2024 | 14:40

Tashmë u kompletua e gjithë xhiro e parë e fazës së grupeve, të disiplinës së futbollit, në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.

Kështu, në “Stade Velodrome” të Marsejës pritësit e këtij eventi tregoi “dhëmbët” në sfidën e parë të grupeve, ndaj SHBA-së, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e thellë, 3 me 0, me Lacazette, Micheal Olise e Loic Bade, që shënuan në minutat 61’, 69’ e 85’.

Falë kësaj fitoreje, “Gjelat” e Thierry Henry ngjiten në vendin e parë të Grupit A, me 3 pikë, po aq sa Zelanda e Re, po me një golavarazh më pozitiv se këta të fundit, ndërsa Amerika pozicionohet në vendin e fundit.

Në krahun tjetër, Mali dhe Izraeli nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1, në mitikun “Parc des Princes”, të Parisit, ku të dy golat erdhën nga Mali, fillimisht një autogol i Diallo e më pas Doumbia barazoi shifrat, shifra që nuk ndryshuan pavarësisht dominimit të “Shqiponjave” afrikane.

Falë këtij rezultati Izraeli mbetet në vendin e 2-të të Grupit D, me 1 pikë, 2 më pak se Japonia e vendit të parë, ndërsa Mali renditet në vendin e tretë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar qytetarët…