Shitja e biletave problem, Olimpiada rrezikon të zhvillohet në stadiume të boshatisura

25 korrik 2024 | 14:59

Rreziku i tribunave bosh në Lojërat Olimpike “Paris 2024” mund të kthehet në një problem për organizatorët. Kjo është ajo që del nga një investigim i Financial Times, sipas të cilit numri i biletave të disponueshme për rishitje në faqet zyrtare të internetit po rritet ndjeshëm.

Në thelb, shumë entuziastë kanë blerë bileta për disa gara apo ceremoni të cilat megjithatë nuk do të marrin pjesë, me rrezikun që sportistët të garojnë në një stadium bosh. Numri i rishitjes së biletave u rrit në 271,637 të martën nga rreth 180,000 një muaj më parë. Ofertat më të shtrenjta në faqen e rishitjes janë për ceremoninë e hapjes, me vendet më të mira në 2970 euro.

Financial Times kujton se tifozët që dëshironin të merrnin pjesë në gara u detyruan të blinin blloqe biletash për tre ngjarje të veçanta gjatë fazës së parë të shitjeve. Megjithatë, organizatorët thanë se çdo biletë e padëshiruar mund të rishitet përmes kanalit zyrtar. Biletat duhet të rishiten me vlerën nominale, por blerësit duhet të paguajnë një tarifë rezervimi shtesë prej 10%, ndërsa shitësit goditen me një komision prej 5%.

Sipas disa përdoruesve, megjithatë, ka aq shumë bileta atletike në shitje, sa që vështirë se do të mund t’i vendosin të tyret. Organizatorët thanë se rreth 250,000 bileta u shkëmbyen përmes vendit të rishitjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirlind Daku ka arritur ta kalojë si është më së…