Sipas perceptimit të qytetarëve, Gjykatat, Dogana e KEDS-si janë më të korruptuara, policia më pak

25 korrik 2024 | 15:09

Të dhënat e anketës së Pulsit Publik të realizuar nga UNDP-ja të mbledhura gjatë majit të vitit 2024, thonë se 19.9 për qind e të anketuarve kanë perceptuar se korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo shnëon një rënie prej 5.15 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit 2023, kur ky numër ka qenë 25%.

Sipas këtij raporti të publikuar nga UNDP-ja, policia e Kosovës (12.40%) është perceptuar si institucioni më pak i korruptuar, e pasuar nga organizatat ndërkombëtare (13.70%), arsimi (13.8%) dhe komunat (15.9%). Ndërkohë, në raport tutje thuhet se institucionet më të korruptuara janë perceptuar se janë gjykatat (36.5%), dogana (35.3%) dhe KEDS-i (22.4%).

“PUNËSIMI I BAZUAR NË MERITA 70.00% 32% 60.80% 60.00% 50.00% 40.00% 30.00% 20.00% 10.00% 0.00% Sektori publik Sektori privat Përmbledhja e Pulsit Publik XXVI 19 Ndryshimet pozitive më të mëdha në perceptimin për korrupsionin në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet në vijim: Administrata Tatimore e Kosovës (17.1% në maj të vitit 2024, krahasuar me 26.4% në nëntor të vitit 2023), Agjencia Kosovare e Privatizimit (22.3% në maj të vitit 2024, krahasuar me 30.7% në nëntor të vitit 2024) dhe Administrata Qendrore (17% në maj të vitit 2024, krahasuar në 24.9% në nëntor të vitit 2023). Rritja e vetme e perceptimit për korrupsionin në shkallë të gjerë është vërejtur tek Gjykatat (36.5% në maj të vitit 2024 krahasuar me 28.80% në nëntor të vitit 2023)”, thuhet tutje në anketën e Pulsit Publik.

Raporti i UNDP-së tutje: “Ashtu si në anketat e mëparshme, për të kuptuar se çfarë e ka formësuar perceptimin e të anketuarve për korrupsionin në shkallë të gjerë, ata janë pyetur për arsyet e vlerësimit lidhur me praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Rezultatet kanë treguar se, sikur në anketat e mëparshme, për 65.3% të të Përmbledhja e Pulsit Publik 20 XXVI anketuarve (63.7% në nëntor të vitit 2023), informatat që janë marrë përmes mediave janë ato që i kanë dhënë trajtë perceptimit të tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë”.

Gjithsej, sipas Pulsit Publikt 26.8% e të anketuarve kanë pohuar se bisedat me të afërmit kanë qenë ato që e kanë formësuar perceptimin e tyre, ndërsa 6.3% e të anketuarve kanë pohuar se perceptimin e tyre e kanë formësuar përvojat personale (krahasuar me 30.5% dhe 5.5 në nëntor të vitit 2023, respektivisht).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të gjitha rrugët çojnë tek apeli: deri në atë moment,…