Liridon Kalanderi synon sërish podiumin e radhës në Poloni

25 korrik 2024 | 15:21

Liridon Kalenderi ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës në garën e radhës të European Hillclimb Championship EHC në Limanowa të Polonisë. Gara mbahet me datën 28 Korrik, dhe tërheq ngasësit kryesorë dhe entuziastët e sportit motorik nga e gjithë Evropa. Me super veturën MITSUBISHI MONSTER me të cilën e fitoi edhe garën e fundit me 2 Qershor ne Çeki, synon qe përsëri te arrije rezultat maksimal. Liridon Kalenderi është pronar i kompanisë më të sukses’shme në Kosovë, “LIRI”, ai ka lindur në 1983 në Prizren është garuesi më i suksesshëm nga Kosova. Ai merr pjesë në Kategorinë 1 të garave nga FIA, më saktësisht në European Hillclimb Championship EHC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati republikan Donald Trump, ka thënë se çdo gjë që…