Të shtëna me armë në një aheng familjarë, arrestohet një person në Ferizaj

25 korrik 2024 | 15:22

Policia për rajonin e Ferizajt sot rreth orës 00:05 ka pranuar një informacion se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin R.H i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

“I dyshuari R.H është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë) dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Gjtihashtu sipas njoftimit, rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë”.thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Kalenderi ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrës në…