A do të kthehet në Kosovë trupi i Faton Hajrizit, deklarohet Daçiq

25 korrik 2024 | 15:52

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në takimin e tij me homologun maqedonas Pançe Toshkovski në pikën kufitare në “Tabanoc” u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë.

Daçiq tha se për këtë nuk vendos MPB-ja dhe se nuk e di procedurën.

“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq.

Ndërkohë, Arianit Koci, avokati i autorizuar nga familja për të kthyer trupin e Hajrizit në Kosovë ka mbërritur sot në mëngjes në Serbi dhe ka filluar procedurat zyrtare për rastin.

Koci ka thënë se ka siguruar informacione se ku ndodhet kufoma e Hajrizit, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit ka deklaruar se nuk mund të ndajë më shumë informata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hedhur të enjten shorti në xhudo për Lojërat Olimpike…