Karakaçi përforcon Lirinë

25 korrik 2024 | 16:00

Skuadra e Lirisë ka njoftuar për transferimin më të ri në skuadër, i cili e përforcon repartin mesfushës. Liria e ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit defensivë, Abaz Karakaçi, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Elbasanit.

“Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit. Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Lirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikë kalimet kufitare me Serbinë është shtuar koha e…