Mediet ruse: Daku i pazëvendësueshëm

25 korrik 2024 | 16:55

I lodhur apo i shlodhur, duhet të jetë gjithmonë në fushë. Mirlind Daku i përket një lloji të veçantë sulmuesi, të paktën kur është fjala për Premier Ligën e Rusisë dhe për skuadrën e tij, Rubin Kazan.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave ruse, tekniku Rashid Rahimov nuk ka asnjë alternativë në mungesë të shqiptarit, dhe është i detyruar që ta mbajë në fushë gjithmonë dhe kjo u kuptua që në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, fituar 4-2 në fushën e Nizhny Novgorod.

Daku shënoi gol dhe shërbeu asist për një rrjetë tjetër, por pjesën e dytë u ndje i lodhur dhe e uli rimtmin. Kjo u vu re edhe nga tekniku Rahimov, i cili i foli dhe e nxiti, por “ylli” i Kombëtares shqiptare u përgjigj shkurt se “nuk kishte më energji”.

Padyshim, që kjo ndodh sepse ai ka bërë më pak fazë përgatitore se shokët për shkak të Kampionatit Evropian dhe të disa ditëve pushim pas tij.

Mediat ruse thonë se ajo që ndodhi në Euro 2024, me aktivizimin e paktë dhe me skandalin kundër maqedonasve, ndoshta i uli kërkesat për shqiptarin e Kosovës, veçse kjo cilësohet si fat për skuadrën e Rubin Kazan, ku sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola e shërbeu 4 asiste në Premier Ligën ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Urgjencës në QKMF “Dr Nagip Rexhepi”, në Gjilan…