Llapi pëson humbje të thellë në Danimarkë

25 korrik 2024 | 21:29

Llapi ka shënuar humbje shumë të thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Nënkampioni i Kosovës u mposht në udhëtim me rezultat bindës 6:0 nga ekipi danez, Brondby.

Qysh në pjesën e parë, Brondby e kreu dilemën e fituesit, duke shënuar plot katër gola nëpërmjet Suzuki, Omoijuanfo, Bundgaard dhe Nartey.

Në fund të takimit, danezët shënuan edhe dy gola tjerë nëpërmjet Kvistgaarden dhe Schëartau për epilogun e këtij takimi.

Dueli i kthimit zhvillohet pas një jave në “Zahir Pajaziti”, megjithatë dilema e ekipit që kalon tutje veçse u zgjidh në këtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Krasniqi, personi i cili po vuan dënimin me burg…