Redaksia e ‘Sbunker’-it kërcënohet me vrasje, AGK kërkon nga Policia e Kosovës ta hetojë menjëherë rastin

25 korrik 2024 | 21:42

Redaksia e medias online ‘Sbunker’ është kërcënuar me vrasje në rrjetin “X”, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe kërkuan nga Policia e Kosovës ta hetojnë menjëherë rasti,

Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh ‘Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin’. Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie”, njofton AGK.

Postimi i plotë:

Redaksia e medias online “Sbunker”, kërcënohet me vrasje

Një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar sot redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.

Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”.

Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.

Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e Kosovës kanë nisur punime në afërsi të Liqenit…