Benjamin Pavard i jep fund beqarisë, fejohet në Sarandë me modelen nga Gjakova

25 korrik 2024 | 21:50

Benjamin Pavard, ish-kampioni i botës me Francën dhe aktualisht mbrojtës i Interit, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shënuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.

Pavard ka udhëtuar në vendlindjen e partneres së tij, modeles Kleofina Pnishi në Kosovë, për t’ia kërkuar “dorën” e vajzës nga babai i saj dhe më pas për të kurorëzuar dashurinë e tyre në Shqipëri.

Në një postim emocionues në Instagram, Pavard ka ndarë një foto ku shfaqet me Kleofinën në bregdetin e një resorti turistik në Sarandë. Ky moment romantik ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Redaksia e medias online ‘Sbunker’ është kërcënuar me vrasje në…