Haradinaj takon përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit Amerikan

27 shtator 2018 | 20:12

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në ShBA ka takuar përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga Kryesuesi Ed Royce dhe anëtarët e Komitetit, Eliot Engel, Thomas Suozzi, Dan Donovan, Michael McCaul dhe Joe Willson.

Ai përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se Kosova është përjetë falenderuese për angazhimin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e saj.

Postimi i plotë i tij:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saja kanë dhënë shumë për Kosovën në të gjitha periudhat vendimtare për historinë e vendit tonë.
Sot, në Washington, pata kënaqësinë që të takoj përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga Kryesuesi Ed Royce dhe anëtarët e Komitetit, Eliot Engel, Thomas Suozzi, Dan Donovan, Michael McCaul dhe Joe Ëillson.
Miqtë e dëshmuar të Kosovës i njoftova për gjitha të arriturat në vend dhe kërkova nga ata që të vazhdojnë ndihmën dhe mbështetjen për vendin tonë, në konsolidimin e jashtëm dhe në sjelljen e investimeve të huaja direkte në vend.
Populli ynë është përjetë falënderues për angazhimin tuaj në çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e saj!

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing

Image may contain: 2 people, people smiling, suit

Image may contain: 3 people, people smiling, suit

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, suit

Image may contain: 2 people, people sitting, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian 2024 do të mbahet në Gjermani. Lajmi është…