Për nder të policëve të rënë në detyrë, sot homazhe dhe garë e kërcimit nga ura mbi Ujman

26 korrik 2024 | 08:59

Sot, në kuadër të aktiviteteve me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, në shenjë nderimi dhe përkujtimi do të bëhen homazhe shtetërore.

Në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.

Agjenda e publikuar nga policia:

Ora: 10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës, (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë).

Ora: 13:00 – Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, (Zupç – Zubin Potok).

Ora: 14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës, (Liqeni i Ujmanit – ura e parë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen gjashtë vjet që kur Adem Demaçi ka vdekur.…