Kush është e dashura e re e Kylian Mbappe?

26 korrik 2024 | 11:41

Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, mesa duket e ka gjetur personin e zemrës.

Burime të shumta thonë për “Page Six” se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe dhe Almeida shkuan për ‘bowling’, në një klub nate si dhe shijuan një darkë së bashku.

“Ata ishin shumë komod me njëri-tjetrin derisa mbanin duart. Ata u panë dorë për dore edhe duke dalë jashtë”, tha një burim për “Page Six”.

Edhe pse mbetet e paqartë se kur nisën romancën e tyre, Almeida ndau një video në “Instagram” në njërën prej ndeshjeve të Paris Saint-Germain në prill dhe ishte ulur në seksionin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arif Molliqi   Kur akrepat e orës ishin ndalur dikush…