Haxhiu: Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim

26 korrik 2024 | 14:34

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kujtuar Adem Demaçin në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo ka thënë se rezistenca aktive dhe lufta për çlirim ishin ide të mishëruara tek Adem Demaçi, prijësi i popullit të Kosovës ndër dekada.

“Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim. I pa nënshtruar, i pa devijuar nga synimet dhe idealet e tij, ai do të mbetet i paharrueshëm. Vepra e Bacës Adem do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të na shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri. Adem Demaçi na mësoi se uniteti dhe vendosmëria e një populli janë armët më të fuqishme kundër çdo armiku, çdo shtypje, dhe kundër çdo padrejtësie. I përjetshëm qoftë kujtimi për Adem Demaçin! Lavdi!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Adem Demaçin në…