Andrea Colpani transferohet tek Fiorentina

26 korrik 2024 | 14:51

Andrea Colpani është zyrtarisht lojari më i ri i Fiorentinës.

Klubi “vjollcë” ka zyrtarizuar Colpanin, i cili vjen pas aventurës shumë të suksesshme dy vitet e fundit tek Monza, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së Adriano Gallianit.

Ai ka mbërritur në Firence me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë Fiorentina ka përforcuar ndjeshëm repartin ofensiv, me teknikun e ri Palladino, që ishte i pari që kërkoi blerjen e Andrea Colpanit, duke qenë se e kishte stërvitur vitin e fundit tek Monza.

Tek Monza sezonin e shkuar Coplani arriti të realizonte 8 gola në 38 ndeshje.

Andrea Colpani

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së UBSHGJ në Kosovë, z.Shkëlzen Jusaj, ka…