Haradinaj: Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike

26 korrik 2024 | 14:57

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Adem Demaçin në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zmbrapsje.

Ai ka thënë se Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre. “Mirënjohës përjetë, Baca Adem!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Colpani është zyrtarisht lojari më i ri i Fiorentinës.…